Lajme
Masa të reja në Austri: Në supërmarkete vetëm me maska mbrojtëse
Qeveria po shtrëngon masat kundër virusit korona. Një nga këto masa është që maskat mbrojtëse të janë të obliguara gjatë blerjes nëpër supermarkete. Masat pritet të merren nga dita e mërkurë, datë 1 prill, njofton “albinfo.ch”.
Në një konferencë për shtyp kancelari austriak Sebastian Kurz, nënkancelari Werner Kogler, Ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anschober dhe Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer paraqitën edhe masat e reja që do të vendosen në Austri.
Kancelari Kurz tregoi se tri masat e reja kundër virusit korona do të jenë: mbrojtje edhe më të madhe për grupet në rrezik, kontroll më të rreptë të masave dhe hyrja në supermarkete vetëm më maska. Po ashtu ai ka kërkuar të mbyllen të gjitha hotelet dhe Airbnb, raporton albinfo.ch.
Siç raportojnë mediat austriake këto masa kanë për qëllim shmangien e infektimit dhe përhapjen e virusit. Në anën tjetër partitë opozitare janë duke kërkuar nga qeveria që maskat mbrojtëse të bëhen të detyrueshme për çdo dalje jashtë shtëpie.
“Sapo te furnizohemi me maska, ato do të janë në dispozicion të blerësve në hyrje të secilit supermarket.”, tha Kurz të hënën. “Kemi javë të vështira para nesh, por ne do të mundohemi të bëjmë gjithçka që është e mundur”, ka shtuar ai.
Siç është bërë e ditur nga mediat austriake, numri i të infektuarve është në Austri është 9125, ndërsa 108 të vdekur.
Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













