Lajme
“Mr. Corona”: Situata do të normalizohet në fillim të verës
"Supozojmë se situata duhet të normalizohet në fillim të verës", ka thënë drejtori i departamentit të sëmundjeve ngjitëse nga BAG, Daniel Koch, "Mr. Corona"
Për shkakun se është fytyra më e pranishme në media që nga shpërthimi i koronavirusit, Daniel Koch, drejtori i departamentit të sëmundjeve ngjitëse në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG), ka marrë tashmë nofkën simpatike “Mr. Corona”, shkruan albinfo.ch.
Zyrtari, të cilit tashmë i pranohet gjerësisht kompetenca e tij profesionale dhe efekti qetësues në fushën që mbulon, i mbush më 13 prill mbush 65 vjet dhe, sipas rregullit, do të pensionohet.
Ai, të martën në mbrëmje në transmetimin special të SRF foli rreth asaj se si do të vazhdojë rrjedha e koronavirusit në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
“Supozojmë se situata duhet të normalizohet në fillim të verës”, ka thënë drejtori i departamentit të sëmundjeve ngjitëse nga BAG.
Mirëpo, në fund të fundit, nuk është BAG që vendos ritmin, por epidemia, transmeton albinfo.ch. Koch ka siguruar që Këshilli Federal ka për synim të heqë masat e marra, “sa më shpejt të jetë e mundur, gjegjüesisht kur situata ta mundësojë një gjë të tillë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












