Lajme
A mund të ndiqet shembulli i Kinës në Zvicër
Deri të hënën, më 23 mars, kishte të paktën 8.060 raste të konfirmuara të Covid-19 dhe 66 vdekje në Zvicër. Por si pritet të evoluojë kjo epidemi?

Çfarë parashikojnë ekspertët e shëndetit?
“Numrat do të vazhdojnë të rriten në ditët e ardhshme”, tha Daniel Koch, drejtuesi i sektorit të sëmundjeve ngjitëse në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG).
Sidoqoftë, “kurba mund të rrafshohet” javën e ardhshme, për sa kohë që të gjithë rrinë në masat e përcaktuara nga Këshilli Federal javën e kaluar, shtoi ai, përcjell albinfo.ch.
Masat përfshijnë ndalimin e të gjitha ngjarjeve publike dhe private, që mbledhin më shumë se pesë persona.
Të gjitha dyqanet, tregjet, restorantet, baret, institucionet argëtuese dhe të kohës së lirë, si muzetë, bibliotekat, kinematë, sallat e koncerteve, teatrot, qendrat sportive, pishinat dhe zonat e skive janë të mbyllura.
Shkollat janë gjithashtu të mbyllura deri në të paktën 4 prill dhe shumica e vendkalimeve kufitare janë mbyllur, përcjell tutje albinfo.ch.
Të gjithëve u kërkohet të qëndrojnë brenda, të praktikojnë ‘distancimin shoqëror’ dhe të ndjekin rekomandimet e higjenës së BAG-ut, siç janë larja e shpeshtë e duarve. Didier Pittet, drejtuesi i shërbimit të parandalimit të infeksionit në Spitalin Universitar të Gjenevës (HUG) tha për televizionin RTS se numri i infeksioneve vazhdon të rritet sepse masat e izolimit nuk ishin urdhëruar nga Këshilli Federativ më herët.
Ai gjithashtu tha se “ne nuk do të shohim rezultate pozitive para së paku dy ose tre javë” pasi masat parandaluese filluan të zbatohen më 16 mars. Kjo do të thotë që përmirësimi ka të ngjarë të mos ndodhë para 30 marsit ose më shpejt, dhe mund të duhet më shumë kohë që numri i vdekjeve të stabilizohet.
Si mund ta dinë ekspertët këtë?
Këto parashikime bazohen në atë që ndodhi në Kinë, nga origjina e koronavirusit. Masat e para karantine u futën në Wuhan më 20 janar, përpara se qyteti të mbyllet plotësisht më 23 janar, dhe 15 të tjerë u mbyllën të nesërmen.
Sondazhet zyrtare tregojnë se numri i personave që shfaqin simptoma filloi të ulet gjashtë ditë pas zbatimit të masave të para, dhe se u deshën disa ditë të tjera që kjo rënie të pasqyrohej në statistikat zyrtare. Shkalla e vdekshmërisë në Kinë filloi të bjerë deri në mes të shkurtit.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti