Lajme
Zvicër, cilat janë të drejtat e punëtorëve në kushte të jashtëzakonshme
“Të drejtat e punëmarrësve vlejnë edhe gjatë një krize mjekësore, siç është kjo që jemi duke përjetësuar aktualisht”
Hilmi Gashi është përgjegjës për grupet e interesit dhe drejtues i sindikatës UNIA që vepron në Zvicër. Ai paraqiti nëpërmjet një video informacion të dobishëm për punëmarrësit dhe punëdhënësit lidhur me të drejtat e tyre në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme, shkruan albinfo.ch.
Unia është sindikata më e madhe dhe më e fuqishme e Zvicrës. Ajo njëherazi është edhe organizata më e madhe emigrantëve në Zvicër dhe përtej saj. Pasi nga 200’000 anëtarët e saj mbi 100’000 veta janë migrante e migrantë. Për shumëkënd emri „Unia“ ndërlidhet me angazhim të suksesshëm për përmirësimin e pagave, të drejtave në punë, mbrojtje të shëndetit, pensioneve.
Sipas Gashit, çdo punëtor që ka simptoma të një virusi dhe është i sëmurë, ai do të ketë të drejtë të qëndrojë në shtëpi dhe paga do të merret. Gjithashtu edhe nëse ndërmarrja mbyllet shkaku i koronavirusit dhe punëtorët nuk mund të punojnë, ata prapë do të marrin pagën mujore.
“Të drejtat e punëmarrësve vlejnë edhe gjatë një krize mjekësore, siç është kjo që jemi duke përjetësuar aktualisht”, tha ai.
Po ashtu, Gashi tregon se edhe nëse jeni në një marrëdhënie pune dhe fëmijët janë në shtëpi këto ditë dhe nëse nuk ka kush të kujdeset për ta, atëherë këta prindër janë të lirë të mos punojnë dhe po ashtu pagën mujore do ta marrin. /Albinfo.ch
Për më shumë, shiko videon më poshtë:
https://www.facebook.com/HilmiGashi/videos/10213681131257123/
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










