Lajme
Njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Zvicër
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë informon të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Zvicër, të cilët mund të tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen se nuk do të penalizohen, nëse japin fakte se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur kthimin në Shqipëri, transmeton albinfo.ch.
Më poshtë njoftimi i plotë nga MEPJ:
MEPJ informon të gjithë shtetasit shqiptarë që tejkalojnë qëndrimin e lejuar në Zvicër për shkak të situatës COVID-19 se nuk do të penalizohen.
Derisa situata të kthehet në gjendje normale, qytetarët që nuk mund të largohen nga Zona e Shengenit ose Zvicra për shkak të situatës COVID-19, para skadimit të vizave të tyre ose lejeve të qëndrimit, ose skadimit të një qëndrimi 90-ditor dhe pa mënyra të tjera kthimi, lejohen të qëndrojnë në zonën Shengen.
Rekomandohet që shtetasit shqiptar që janë në këto kushte të raportojnë pranë zyrave të migrimit kantonal në kantonin ku po qëndrojnë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













