Lajme
Mjeku shqiptar nga Berlini: 90 për qind e pacientëve e kalojnë COVID-19 pa trajtim spitalor
“Rreth 90% e të prekurve nuk kanë pasur nevojë fare të marrin mjekim spitalor, sepse simptomat dhe zhvillimi i semundjes ka qenë i lehtë”
Kardiologu shqiptar në Berlin, Fahri Beqa, i cili prej 12 vjetësh shërben në sistemin shëndetësor gjerman, përcjell informacione rreth masave të marra nga Gjermania për parandalimin e Covid-19. Beqa, teksa jep disa këshilla shëndetësore, u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë.
Fahri Beqa, mjek internist dhe kardiolog, ka treguar se deri dje në Gjermani ishin diagnostikuar shumë raste me koronavirus. Prej tyre kanë vdekur vetëm të moshuar dhe që kanë pasur edhe probleme të tjera shëndetësore. Ndërkohë që shumë pacientë janë shëruar.
Po ashtu, eksperti i shëndetësisë publike, Fahri Beqa, ka thënë se shumica e pacientëve në Gjermani s’kanë pasur nevojë për mjekim spitalor pasi COVID-19 ka qenë i lehtë.
“Rreth 90% e të prekurve nuk kanë pasur nevojë fare të marrin mjekim spitalor, sepse simptomat dhe zhvillimi i sëmundjes ka qenë i lehtë”, ka shkruar Beqa.
Megjithëkëtë, mjeku kosovar ka shkruar se bazuar në të dhënat statistikore në Gjermani do të preken deri në 70 për qind e popullësisë.
“Tashmë parashikohet që 60-70% e popullsisë së Gjermanisë do të preken nga ky virus (sipas ekspertëve të Virologjisë). /Albinfo.ch

https://www.facebook.com/fahri.beqa/posts/10158365014749824
https://www.facebook.com/fahri.beqa/posts/10158377449544824?__tn__=K-R
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











