Kosova
Rama: Testet, sikur Zvicra, vetëm për të moshuarit dhe të sëmurët
Sipas tij, Shqipëria do ndjekë shembullin e Zvicrës që teston ata mbi 65-vjec dhe të sëmurët kronikë, kurse për të tjerët do rekomandohet qëndrimi në shtëpi
Kryeministri i vendit, Edi Rama në një intervistë për News 24 sqaroi publikisht një nga cështjet më të debatuara të momentit, rritjen e mumrit të testimeve për të zbuluar prekjen nga koronavirusi.Kryeministri tha se nuk ka nevojë të bëhen shumë teste kur ne kemi zgjedhur të sillemi sikur virusi na ka prekur të gjithëve, pra po qëndrojmë në shtëpi.
“80% e atyre që do preken nga ky virus nuk do të ndjejnë asgjë dhe nuk do ta kuptojnë kurrë që u prekën, ne s’kemi nevojë për testime, duhet të sillemi sikur e kemi virusin, e të mbrojmë veten, të mos bëhemi shkelës të rregullave me idenë që ne s’kemi asgjë. Nëse bëhen testime për ata që kanë shenja të lehta mjafton marrja e masave, se në fund të ditës ju thuhet rrini në shtëpi, pra edhe kur testi del pozitiv iu thuhet rrini në shtëpi, s’të merr njeri në spital për shenja të lehta, thuhet: rri në shtëpi”,- sqaroi Rama.
Sipas tij, Shqipëria do ndjekë shembullin e Zvicrës që teston ata mbi 65-vjec dhe të sëmurët kronikë, kurse për të tjerët do rekomandohet qëndrimi në shtëpi.
“Zvicra ka vendosur të testojë vetëm ata që janë 65 vjec, pse? Sepse janë më të prekshmit dhe më të dobëtit si dhe ata me sëmundje kronike, për të tjërët këshilla është qëndro në shtëpi. Kjo historia e testeve ka hapur debat por në të gjithë rajonin fokusi është tek më të rrezikuarit”,- vijoi ai, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











