Lajme
Ambasada Gjermane në Tiranë, me njoftim të ri për aplikantët
Për aplikimet e bëra deri më tani: Ambasada do t'i njoftojë ata aplikues, pasaportat e të cilëve duhet të tërhiqen pas lëshimit të vizës përkatëse.
Nisur nga gjendja aktuale zyra, e vizave dhe pasaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë do të vazhdojnë të mbeten të mbyllura për publikun deri në një njoftim të dytë. Kjo vlen edhe për çështje të tjera konsullore sikundër janë vërtetimet, legalizimet dhe lejet e kalimit të kufirit.
Të gjithë personat që kanë një datë të konfirmuar aplikimi, i cili është i pamundur për shkak të mbylljes së Ambasadës, do të njoftohen automatikisht me email në momentin e duhur lidhur me datën e re të aplikimit. Jeni të lutur të verifikoni emailet, që ju mbërrijnë në SPAM.
Lutemi të hiqni dorë nga pyetjet individuale lidhur me datën e re të aplikimit, pasi kërkesa të tilla për fat të keq nuk mund të marrin përgjigje.
Për aplikimet e bëra deri më tani: Ambasada do t’i njoftojë ata aplikues, pasaportat e të cilëve duhet të tërhiqen pas lëshimit të vizës përkatëse.
Në raste urgjente mund të drejtoheni Ambasadës me email apo në rrugë telefonike. Qëndroni të informuar rredh gjendjes së mëtejshme përmes faqes sonë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













