Lajme
Tollovi në aeroportet e SHBA-së, kontrollohen udhëtarët e kthyer nga Evropa
Aeroportet në Shtetet e Bashkuara janë përfshirë nga kaosi dhe tollovia, pas masave për kontrollimin e të gjithë udhëtarëve që janë kthyer nga Evropa.
Në aeroporte u formuan radhë të gjata të njerëzve. Pasagjerët po detyrohen të presin disa orë për t’u kontrolluar për koronavirus para se të kalojnë në sektorin e kontrollit nga zyrtarët e doganës.
Pasagjerët që ndodheshin në dy aeroporte të Çikagos kanë raportuar për radhë të gjata të udhëtarëve që kanë ardhur nga Evropa, të cilat janë të detyruar të kontrollohen nga mjekët.
Më parë, nënpresidenti Mike Pence njoftoi se vendimi për ndalimin e hyrjeve të udhëtarëve nga vendet evropiane do të vlejë edhe për Britaninë e Madhe dhe Irlandën nga dita e martë.
Raportohet se në Shtetet e Bashkuara po rriten vështirësitë dhe konfuzioni në lidhje me situatën e krijuar për shkak të frikës nga mungesa e shtretërve në spitale dhe shqetësimet për kujdesin ndaj fëmijëve pasi dhjetëra milionë nxënës tashmë ndodhen në shtëpi.
Deri më tani, më shumë se 2700 persona janë infektuar me koronavirus në Shtetet e Bashkuara dhe 54 kanë vdekur, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Kompanitë ajrore amerikane kanë thënë se do t’i pakësojnë deri në 75 për qind fluturimet ndërkombëtare deri më 6 maj.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












