Lajme
Shërbimet sekrete amerikane zbulojnë mashtrimet miliona dollarëshe që lidhen me COVID-19
Shërbimi sekret tha në një deklaratë se kriminelët tashmë kanë filluar të përdorin frikën e përhapjes së koronavirusit për të manipuluar njerëzit.
Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara po paralajmëron amerikanët që të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve që lidhen me koronavirusin, duke thënë se “çdo ngjarje e madhe mund të shfrytëzohet nga grupe ose individë të caktuar për qëllime të këqija”, përcjell albinfo.ch.
Siç transmeton Shqip, shërbimi sekret tha në një deklaratë se kriminelët tashmë kanë filluar të përdorin frikën e përhapjes së koronavirusit për të manipuluar njerëzit.
Ndërkohë, Agjencia tha se në një rast viktimat morën një e-mail, në të cilin pretendohej se ishte nga një organizatë shëndetësore që përmbante informacione gjoja të rëndësishme në lidhje me virusin. Në e-mail kishte një dokument, që pas hapjes i kërkonte viktimave të shkruanin fjalëkalimet e tyre që më pas vidheshin ose infektonin kompjuterët me viruse.
Po ashtu, Shërbimi Sekret tha se skema të tjera mashtruese përdorin faqet e mediave sociale për t’i bërë njerëzit të dhurojnë para për shoqata bamirësie të lidhura me përhapjen e koronavirusit, ndërsa të tjerët përdorin reklama për pajisje mjekësore, për të cilat tani ka kërkesa të mëdha, për t’i bërë njerëzit të paguajnë për gjërat që nuk do t’i marrin kurrë.
“Frika mund të nxisë edhe individët, normalisht të kujdesshëm, të bëhen viktimë e mashtrimeve të ndryshme kibernetike”, thuhet në deklaratën e Shërbimit Sekret. Zyrtarët e Shërbimit Sekret u bënë thirrje njerëzve të jenë të kujdesshëm dhe se priten më shumë incidente të këtij lloji.
Javën e kaluar, policia në Britani tha se viktimat kishin humbur më shumë se 1 milion dollarë në mashtrime të lidhura me koronavirusin. Zyrtarët e policisë thanë se shumica e këtyre incidenteve kishin të bënin me mashtrime për maskat, dhe në një rast një viktimë kishte paguar gati 20 mijë dollarë për maska që nuk u dërguan kurrë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare Kandidatja e LDK-së për presidente do të udhëtojë së bashku me Lumir Abdixhikun për një bashkëbisedim... -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet













