Kosova
Apostolova: Kosova i ka plotësuar kushtet për heqjen e vizave
Apostolova është shprehur se Komisioni dhe Parlamenti Evropian kanë konstatuar se Kosova i ka mbushur të gjitha kushtet, por mbetet në vendimin e shteteve anëtare të BE-së
Duket se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret që qytetarët e saj të lëvizin pa viza në vendet e BE-së, por mbetet në diskrecionin e shteteve anëtare të BE-së të vendosin nëse liberalizimi do të ndodhë.
Kështu ka deklaruar në një intervistë për lajmi.net, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Po ashtu, Apostolova është shprehur se Komisioni dhe Parlamenti Evropian kanë konstatuar se Kosova i ka mbushur të gjitha kushtet, por mbetet në vendimin e shteteve anëtare të BE-së se çfarë do të ndodhë në këtë temë.
Gjithashtu, ajo ka porositur autoritetet kosovare të lobojnë, në mënyrë që t’i bindin shtetet anëtare të BE-së sa më shpejt liberalizimi i vizave të ndodhë.
“Ne duam që kosovarët të jenë në gjendje të udhëtojnë pa viza sa më shpejt që të jetë e mundur. Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian e kanë thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet, dhe kanë rekomanduar që të hiqen vizat për Kosovën. Tani duhet të merret një vendim përfundimtar nga shtetet anëtare të BE-së. Autoritetet e Kosovës duhet të bëjnë gjithçka munden që t’i bindin sa më shpejt shtetet anëtare të BE-së se pranimi i udhëtimit pa viza brenda Zonës Schengen për kosovarët është një fitore për të dyja palët”, thuhet në përgjigjen e BE-së për lajmi.net.
Më tutje, Apostolova ka thënë se rrugët e Kosovës dhe BE-së do të jenë gjithmonë të bashkuara, duke shtuar se rinia e Kosovës është gjëja më mbresëlënëse lidhur me shtetin më të ri në kontinent.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare Kandidatja e LDK-së për presidente do të udhëtojë së bashku me Lumir Abdixhikun për një bashkëbisedim... -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet













