Lajme
10 shtetet që kanë investuar më së shumti në Kosovë
Gjermania dhe Zvicra janë dy shtetet e para që kanë investuar më së shumti në Kosovë
Është bërë e ditur se në një analizë të bërë nga UNICEF është hulumtuar situata e fëmijëve dhe grave në Kosovë, por po ashtu edhe sfera të tjera, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu këto hulumtime janë bërë në Ministrinë e Shëndetësisë, Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Drejtësisë.
Në këtë hulumtim të bërë janë treguar edhe 10 shtetet që kanë investuar më së shumti në Kosovë.
Këto matje të investimeve janë bërë nga të dhënat e siguruara të UNICEF-it nga Banka Qendrore e Kosovës.
Ku sipas matjeve të bërë, shteti me më së shumti investime nga viti 2007 deri në vitin 2017 del që është Gjermania.
Kurse menjëherë pas saj rënditet Zvicra, ndërsa vendin e tretë e zë Turqia.
Po ashtu në këtë listë prej 10 shteteve bën pjesë edhe Shqipëria, e cila rënditet në vendin e 7-të, ndërsa e fundit në këtë listë është Italia.
Po ashtu një rol të rëndësishëm në këto investime po besohet që luajnë kosovarët, të cilët jetojnë në këto vende. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














