Lajme
Zeneli, mesazh për Maqedoninë
Ylli i Kosovës në futboll, Arbër Zeneli, përmes një postimi në Instagram ka paralajmëruar Maqedoninë e Veriut, para ndeshjes së play-offit në Ligën e Kombeve.
I sapokthyeri nga lëndimi, sulmuesi i Reimsit, ka kujtuar legjendën Fadil Vokrri, teksa ka thënë se më 26 mars do të luajnë që ta bëjnë krenar Vokrrin dhe kombin shqiptar.
“Ky gol ishte dedikuar për një person të veçantë! Një person që e çoi futbollin tonë në një nivel tjetër. 26 marsi është dita ku ne mund të bëjmë histori dhe ta bëjmë atë dhe kombin tonë krenar! #sërishvjenmarsi”, ka përshkruar Zeneli një fotografi gjatë festimeve për një gol, teksa në duar mbante fanellën me fotografinë e Vokrrit, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
Maqedoni e Veriut – Kosovë luhet më 26 mars në Shkup. Ajo është gjysmëfinalja e Ligës D të Ligës së Kombeve. Në rast se Kosova fiton atë ndeshje, ajo do të përballet më 31 mars me fituesin e duelit Gjeorgji-Bjellorusi për të arritur kualifikimin në “Euro 2020”.
https://www.instagram.com/p/B9crzwYHNlX/?utm_source=ig_embed
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














