Lajme
Arrestohet legjenda e futbollit brazilian, Ronaldinho
Zyrtare, policia e Paraguajt arrestoi Ronaldinho-n
Është bërë e ditur se Ronaldinjo dhe vëllai i tij, Robert Asis, janë arrestuar ditën e djeshme në Paraguai, për hyrjen në këtë vend me pasaporta të falsifikuara. Pasi avioni u ul në Paraguai dhe u përshëndetë me tifozët, Ronaldinjo, nën shoqërimin e policisë u dërgua në hotelin ku do të qëndronte. Më pas, policia bastisi hotelin dhe gjeti pasaportën e falsifikuar, duke arrestuar Ronaldinjon dhe vëllain e tij.
39-vjeçari, i cili fitoi Kupën e Botës me Brazilin më 2002, u arrestua në Resort Yacht & Golf Club Paraguayo së bashku me vëllain e tij, Roberto, natën e së mërkurës, ka konfirmuar Ministria e Brendshme e Paraguait, transmeton albinfo.ch.
Sipas La Nacion, në hotel u gjetën pasaporta që mbanin emrat e Ronaldinho dhe Roberto me kombësi paraguaneze. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve











