Lajme
Rënie globale e bizneseve shkaku i koronavirusit
Prodhuesi i birrës Corona “AB InBev” tha se pritet të ketë një humbje prej 200 milionë dollarësh (155 milionë euro) nga virusi
Nga kriza financiare, shkaku i virusit kinez, indeksi kryesor i ndërmarrjeve FTSE 100, tani ka humbur 152 miliardë £ që nga fillimi i javës, duke mbyllur ditën me një rënie prej 3,5%, rënie që në këto nivele nuk janë parë qe 13 muaj, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu i njëjti efekt u ndie në gjithë Evropën, me indekset franceze dhe gjermane që binin me shuma të ngjashme, ndërsa investitorët përpiqen të zbulojnë se çfarë ndikimi ka virusi në ekonominë botërore.
Dhe, në SHBA, ku Donald Trumpi ka provuar të forconte tregun e aksioneve duke ulur frikën e një pandemie, Dow Jones ka humbur 3,400 pikë në hapësirën e një jave, shkruan IndeksOnline.
Po ashtu, në bursën e Londrës linjat ajrore morën përsipër anulimet e shumta, pasi pushimet u anuluan dhe bizneset duhej të shmangin dërgimin e punëtorëve në zonat e prekura. Aksionet e EasyJet kanë rënë 30% që nga e hëna.
Rënia do të thotë që indeksi ka rënë në më shumë se 10% që nga fillimi i vitit, pasi tregtarët dhe investitorët shqetësohen për sa kohë do të zgjasë epidemia.
Prodhuesi i birrës Corona “AB InBev” tha se pritet të ketë një humbje prej 200 milionë dollarësh (155 milionë euro) nga virusi.
Po ashtu kishte paralajmërime edhe nga banka britanike e përqendruar në Azi “Standard Chartered”, firma e shërbimeve të aeroporteve “John Menzies” dhe biznesi i lojërave të fatit në internet “Playtech”.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












