Shqipëria
Brukseli, pro hapjes së negociatave me Shqipërinë
Komisioni Evropian ka rikonfirmuar sot rekomandimin e tij pozitiv për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë
Komisioni ka hartuar një raport të ndërmjetëm i cili pritet t’u shërbejë si një bazë e re vlerësimi vendeve anëtare, në mbledhjen e Këshillit Evropian në fund të këtij muaji, ku me gjasë do të diskutohet sërish tema për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, ndërkohë që do të miratohet dhe metodologjia e re e prezantuar muajin që shkoi.
“Në dritën e progresit domethënës të arritur dhe përmbushjes së kushteve të përcaktuara njëzëri nga Këshilli, në Qershor 2018, Komisioni rekomandoi në paketën e tij të zgjerimit 2019 që Këshilli të hap negociatat e pranimit me Shqipërinë. Në përgjithësi, Shqipëria ka rritur përpjekjet e saj dhe ka patur rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara në Përfundimet e Këshillit të Qershorit 2018. Si rrjedhojë, bazat e rekomandimit të Komisionit për vitin 2019 për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë mbeten të vlefshme”, saktëson raporti, raporton TCH.
Në mbledhjen e tetorit të Këshillit Evropian, presidenti francez Emanuel Macron vuri veton duke lënë pezull shpresat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, ndërsa kërkoi një rishikim të procesit të bisedimeve dhe vetë zgjerimit, përcjell albinfo.ch.
Komisionit Evropian ju kërkua që të përgatiste një dokument të ri, i cili u prezantua javën e shkuar në Bruksel nga komisioneri për Zgjerimin Oliver Harvelyi.
Me hartimin e metodologjisë së re, Franca duket se është e gatshme të heqë dorë nga bllokimi i hapjes së bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Dy javë më parë, në konferencën e sigurisë në Mynih, presidenti francez Emmanuel Macron e lidhi vendimin e ardhshëm të vendit të tij, pikërisht më raportin e sotëm të Komisionit.
“Tani të gjithë presim në mars raportin e Komisionit rreth procesit për të dy vendet. Pra, duhet të shohim çfarë do të thotë Komisioni për progreset e pritura në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut për këto çështje, dhe në varesi të kësaj, konsideroj se në raport me para-kushtet që kisha vendosur, nëse rezultatet janë pozitive dhe është vendosur besimi, do të bëhet e mundur që të marrim vendim për hapjen e bisedimeve”, nënvizoi presidenti francez.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











