Bota
Tre futbollistë me koronavirus, klubi italian vendoset në karantinë
Klubi me bazë në Tuskanë të Italisë, Pianese, është vendosur në karantinë, pasi që tre futbollistë të kësaj skuadre dhe një anëtar i stafit kanë rezultuar të jenë prekur nga koronavirusi.
Njëri ndër lojtarët e klubit i shfaqi simptomat e para të këtij virusi gjatë fundjavës së kaluar, përderisa e gjithë skuadra ishte në Alessandria për ndeshjen e Serisë C, nivelit të tretë të futbollit në Itali.
Ai u testua dhe doli pozitiv për Covid-19 më vonë gjatë javës dhe u shtrua në një spital në Siena, pasi që rezultatet e konfirmuar se ai ishte prekur nga virusi.
Që nga atëherë janë diagnostikuar me koronavirus edhe dy lojtarë të tjerë të Painese, bashkë me një zyrtar të skuadrës. Këtë gjë e ka konfirmuar klubi përmes një deklaratë për media.
“Për momentin, katër persona janë infektuar – tre lojtarë dhe një zyrtar i skuadrës. Për momentin, të gjithë lojtarët, stafi teknik dhe trajnerët që ishin prezentë gjatë udhëtimit të fundjavës së kaluar janë vendosur në karantinë për 15 ditë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Italia është duke e përjetuar përhapjen më të madhe të koronavirusit në Evropë, me mbi 650 persona të prekur dhe mbi 17 të vdekur.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











