Kosova
Policia e Kosovës jep detaje për vrasjen e Qerim Kelmendit
Policia e Kosovës ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media pas vrasjes së ish-ushtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi, në Zahaq të Pejës. Mirëpo, përveç detajeve të bëra të ditura gjatë ditës, Policia nuk ka dhënë ndonjë informacion të ri, teksa janë pyetur edhe për faktin se cilat mund të jenë motivet e rastit. Nga Policia e Kosovës kanë thënë se për momentin nuk mund të flitet asgjë për rastin, apo për motivet përveç detajeve zyrtare, deri pas daljes së autopsisë.
Ata kanë thënë se dyshohet se Kelmendi së pari është vrarë me armë zjarri, teksa më pas është djegur brenda veturës.“Për momentin nuk kemi diçka për të theksuar në këtë drejtim, përveç që dyshohet se ai është vrarë me armë zjarri, sidoqoftë pas raportit të autopsisë ne do të dimë më shumë”, kanë thënë nga Policia teksa janë pyetur për motivet e mundshme.
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së













