Lajme
Ngjarje e rëndë: Pesë viktima nga të shtënat në SHBA
Incidenti nodhi në kampusin e kompanisë së birrës, Molson Coors.

Është bërë e ditur se pesë njerëz u vranë nga të shtënat në Milluoki të shtetit amerikan Uiskonsin, përcjell albinfo.ch.
Sipas autoriteteve, thuhet se sulmuesi i dyshuar vdiq nga “plagët e vetëshkaktuara”.
Po ashtu, sulmuesi u identifikua si banor i qytetit Milluoki, 51 vjeç, ndërsa motivet e aktit të tij mbeten të paqarta.
Incidenti ndodhi në kampusin e kompanisë së birrës, Molson Coors.
Kryetari i Milluokit, Tom Barrett, tha se “ishte një ditë tragjike për qytetin”.
Ai e përshkroi incidentin si një “akt të tmerrshëm”.
Shefi i policisë në Milluoki, Alfonso Morales, tha se të pesë viktimat kanë qenë punëtorë të fabrikës së birrës.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, presidenti amerikan, Donald Trump, shprehu “ngushëllimet e tij më të thella për viktimat dhe familjet”.
Ai tha se sulmuesi ishte një “vrasës i lig”. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet Gjykata e Lartë e ka rrëzuar ankesën e ish bashkëshorteve. Kryetari i trupit gjykues thotë se...
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
Jeta në Austri
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës Autoritetet zvicerane kanë marrë zyrtarisht përsipër hetimin për aksidentin e fluturimit të kompanisë Swiss në Graz,...
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri