Gruaja
Studentja shqiptare fiton Swiss Moot Court 2019-2020
Rina Iseni me koleget e saja Floriana Giacomello, Federica Rella, dhe Inès Pinto Monteiro janë fituese të konkursit prestigjioz të studentëve të drejtësisë që u mbajt javën e kaluar në Zvicër.
Swiss Moot Court është një konkurs i hapur për studentët e drejtësisë. Ekipet e përbëra nga 2 deri 4 personash, gjatë një raundi të parë, duhet të shkruajnë një kërkesë të shkurtër, si dhe një përmbledhje të përgjigjes në lidhje me çështjen e propozuar, njofton Albinfo.ch.
Në një raund të dytë, dymbëdhjetë skuadrat më të mira të Zvicrës janë të ftuar të paraqesin argumente në Gjykatën Federale në Lucern, para një jurie të përbërë nga gjyqtarë federal, avokatë dhe profesorë të së drejtës. Vlerësimi bëhet në bazë të rëndësisë së argumenteve, si dhe retorikës dhe bindjes. Dy skuadrat më të mira përballen në finale.
Ekipi 6476, i përbërë nga Floriana Giacomello, Federica Rella, Rina Iseni dhe Inès Pinto Monteiro, i cili fitoi në finalen e Gjykatës Moot Zvicer të Shtunën e kaluar në Lucerne.
Ekipet e Shkollës së Ligjit përfitojnë nga mbikëqyrja e profesor Anne-Christine Fornage, si dhe nga mbështetësit Catherine Kirchner, Arthur Grisoni dhe Damien Oppliger, asistentët e saj të diplomuar.
Sipas burimeve të albinfo.ch, falë rolit superaktiv dhe lidere të Rinës dhe në bashkëveprim me koleget e saja, Universiteti i Lozanës e rifiton këtë çmim pas dymbëdhjetë vitesh. Ky lajm është botuar në ballinën e sajtit të Universitetit të Lozanës, dhe se ka gëzuar natyrisht tërë familjen e sajë me prejardhje nga Shkupi.
E-Diaspora
-
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënimin ndaj deputetit Ramush Haradinaj, pas kërkesës... -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik -
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












