Lajme
DPSHTRR printon një targë “nga zemra” për Albinfo.ch
Eventi i realizuar nga Retro.al dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor sot, më 14 shkurt, për nder të festës së Shën Valentinit ka printuar targa suveniri, për më të dashurit.
Ky event i pazakontë u mirëprit shumë mirë nga shumë njerëz, duke u printuar nga një dhuratë të veçantë. Drejtoria e përgjithshme e Tranportit Rrugor, së bashku me Retro.al organizuan këtë event me rastin e festës së Shën Valentinit gjatë gjithë ditës.
Për nder të Shën Valentinit u printua edhe një targë për median zvicerane Albinfo.ch, duke krijuar një targë suveniri me mbishkrimin e kësaj medie “ALBIFO.CH”.

Motoja e këtij eventi ishte “Dhurojini njeriut të zemrës Targën e Dashurisë” dhe “Diçka më ndryshe për të dashurit tuaj në ditën e Shën Valentinit”.
Duhet theksuar se punishtja e Targave Suvenir u mbajt në zonën e ish-Bllokut dhe ishte në dispozicion nga ora 10:00 deri në 22:00, bashkë me një ambient të ngrohtë e të mbushur me ngjyra dashurie.
Qëllimi i këtij eventi interesant ishte një instalacion romantik, vendi i preferuar për të bërë foto, gjithashtu pjesë e ambientit festiv të zbukuruar nga pasioni, e bukura, e mbi të gjitha nga ndjesia më e madhe që bën këtë botë të rrotullohet nga dashuria.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare Kandidatja e LDK-së për presidente do të udhëtojë së bashku me Lumir Abdixhikun për një bashkëbisedim... -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet












