Bota
Pasoja të rënda nga stuhia në Evropë; pamje të tmerrshme
Qindra fluturime janë anuluar sot në Gjermani për shkak të një stuhie të fortë në veri të Evropës, ku të paktën një person ka vdekur.
Dhjetëra-mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji për shkak të erërave dhe janë shkaktuar shumë dëme materiale. Stuhia “Sabine” në Gjermani, e cila në vendet e tjera evropiane njihet si “Kiara”, po lëviz nga perëndimi në lindje të kontinentit, ndërsa godet Ishujt britanikë, Francën dhe po përhapet në lindje, në Poloni. Në Suedi, një njeri vdiq dhe një tjetër konsiderohet i zhdukur pasi një anije u përmbys në liqenin Svenljunga të dielën për shkak të erërave të forta, tha sot policia. Shërbimet meteorologjike kanë paralajmëruar nivele të larta të detit në brigjet e Danimarkës, Norvegjisë, Suedisë dhe Finlandës.
Në Mbretërinë e Bashkuar, e cila u godit më shumë nga stuhia, trafiku ajror, hekurudhor dhe detar u ndërprenë nga shiu i fortë dhe erërat me shpejtësi 130 km/orë. 92,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa Met Office regjistroi shpejtësinë e erës 150 km/orë në Aberdaron, një fshat në Wellsin verior. Tre persona në Skoci u lënduan kur çatia e një lokali u shemb. Një hotel në Hawick, Skoci, u dëmtua për shkak të erës së fuqishme.
E-Diaspora
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Blerta Basholli i sfidoi 1050 filma nga 106 vende të botës -
Bernë
Shqipe Sylejmani me lexim letrar në Bernë -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë














