Bota
Harta: Në cilat shtete është përhapur koronavirusi
Përhapja e koronavirusit ka infektuar më shumë se 37.400 njerëz në Azi, sipas deklaratave të zyrtarëve shëndetësorë
Shumë raste të tjera dyshohen, por nuk janë konfirmuar ende. Që nga e shtuna në mbrëmje, të paktën 813 njerëz kanë vdekur dhe shumica prej tyre në territorin e Kinës.
Siç tregojnë këto harta, sëmundja është zbuluar në të paktën 24 vende të tjera, ku përfshihen shumica e njerëzve që udhëtuan nga Kina, transmeton Telegrafi.
Dymbëdhjetë raste janë konfirmuar në Shtetet e Bashkuara, përfshirë një burrë 35-vjeçar në shtetin Uashington, një çift në të 60-tat e tyre në Chicago dhe gjashtë persona në Kaliforni, përcjell albinfo.ch.
Përhapja besohet të ketë filluar në një treg me ushqime deti në Wuhan, një qytet me 11 milionë banorë në Kinën qendrore.
Virusi transmetohet me lehtësi nga një person në tjetrin, besojnë shkencëtarët. Por sa është vdekjeprurës virusi dhe nëse ai mund të përmbahet është i paqartë.
Çarë po bëhet për të përmbajtur shpërthimin?
Autoritetet kineze ndërmorën hapin e jashtëzakonshëm për mbylljen e Wuhan, duke anuluar aeroplanët dhe trenat, duke pezulluar autobusët, metrot dhe tragete brenda tij.
Deri më 24 janar, të paktën 12 qytete të tjera në provincën Hubei kishin lëshuar kufizime të udhëtimit, duke përfshirë Huanggang, shtëpinë e shtatë milionë njerëzve dhe Ezhou, një qytet me rreth një milion.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














