Bota
Britania pritet të goditet nga stuhia më e madhe në dekadën e fundit
Në vend priten reshje të dendura shiu dhe erëra me fuqi uragani
Britania e Madhe pritet të goditet nga erëra me fuqi 150 km/h gjatë asaj që sipas metereologëve do të jetë stuhia më e fuqishme në vend prej gati një dekade.
Me qindra fluturime janë anuluar, sipas “The Sun”, teksa stuhia Ciara po afrohet duke nxitur deri dhe paralajmërimet e ekspertëve për tornado.
“Bomba e motit” ka shkaktuar tashmë një kaos të udhëtimit me gati 200 fluturime të brendshme e të jashtme të pezulluara si dhe me vonesa.
Në vend priten reshje të dendura shiu dhe erëra me fuqi uragani.
Frika nga objektet që mund të vërtisë era në ajër dhe dallgët e larta janë bërë shkas që autoritetet të lëshojnë dhe paralajmërime për një rrezik të mundshëm për jetën e qytetarëve, transmeton TCH.
Probleme fluturimesh pritet të ketë në aeroportet e Heathrow-t e Gatwick-ut, e situata të ngjashme priten edhe në Glasgow, Manchester dhe Liverpool airports, përcjell albinfo.ch.
Dhe avionët nuk janë të vetmit që do të preken nga stuhia, pasi ngërce priten edhe nëpër rrugë, tragete e trena. Por ndërkohë, sipas “The Sun”, erërat e forta e kanë përmirësuar udhëtimin në një drejtim: një avion i British Airways arriti të fluturonte përmes Atlantikut brenda më pak se pesë orëve. Avioni i BA e përshkroi distancën nga Nju Jorku në Londër për 4 orë e 57 minuta.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














