Gjykata e lartë e Iranit e ka dënuar me vdekje një person që kishte spiunuar pë CIA-n.
Amir Rahimpour ka pranuar shumë para për të bartur informacione në SHBA në lidhje me programin bërthamor të Iranit, tha zëdhënësi i gjyqësorit, Gholamhossein Esmaili.
Ai shtoi se dy spiunë të tjerë amerikanë ishin dënuar me 10 vjet burgim për spiunazh dhe pesë vjet për veprime që rrezikojnë sigurinë kombëtare.
Esmaili nuk i përmendi ata, por tha që ata kishin punuar për një bamirësi.
Pas këtyre vendimeve, nuk ka pasur ndonjë koment nga qeveria amerikane apo CIA.