Kosova
QUINT: Rend, ligj, reforma dhe marrëdhënie të mira fqinjësore
Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, zyrtarisht e pranoi detyrën si kryetar i Qeverisë. Bashkimi Europian, përmes Joseph Borrell, i rikujton Kurtit dialogun me Serbinë dhe detyrimin për përmirësim të raporteve.

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, me një ceremoni zyrtare mori detyrën e kreut të qeverisë. Pranim-dorëzimi i detyrës u bë nga Behxet Pacolli, zëvendëskryeministër i parë i qeverisë së shkuar të Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit nuk gjendet në Kosovë, ndodhet për një vizitë të planifikuar më herët në SHBA.
Ambasadorët e vendeve më të industrializuara, QUINT, e përshëndetën formimin e Qeverisë së re të Kosovës me kryeministër Albin Kurti, duke kërkuar nga ai forcim të rendit dhe ligjit, zhvillim ekonomik dhe marrëdhënie të mira të Kosovës me fqinjët.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, shkroi në Twitter se të gjithë kanë pritur shumë për këtë moment. “Qeveria e re e Kosovës tashmë është këtu. Urime vendit dhe qytetarëve të Kosovës pas një pritjeje të gjatë. Ne jemi këtu për të mbështetur qëllimet e përbashkëta. Kryeministrit të ri dhe kabinetit të tij i dëshiroj forcë dhe guxim”, shkroi ambasadori gjerman Heldt. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, e përgëzoi Kosovën për formimin e qeverisë. “Mezi pres të punoj me të gjitha institucionet e Kosovës, partitë e tjera dhe palët e interesuara të shoqërisë civile për të forcuar drejtësinë dhe përparimin dhe për të ndihmuar Kosovën të vendosë marrëdhënie paqësore me fqinjët e saj”, shkroi në Twitter Kosnett.
Kosovo l Albin Kurti wird neuer Ministerpräsident (Reuters/L. Hasani)
Edhe ambasadori britanik, Nicholas Abbot, përgëzoi qeverinë e re dhe kryeministrin Albin Kurti. “Ka një rrugë të vështirë përpara për administratën në ardhje dhe çështjet urgjente duhet të trajtohen, përfshirë buxhetin e shtetit për vitin 2020, vendimet e bllokuara administrative dhe sundimin e ligjit. Më 6 tetor qytetarët e Kosovës votuan për ndryshim. Qeveria e re duhet të tregojë guxim dhe kreativitet në zbatimin e dëshirave të elektoratit dhe shpresat e të gjithë qytetarëve”, shkroi ambasadori britanik, Nicholas Abbot.
Nga ana tjetër, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka mirëpritur krijimin e Qeverisë së Kosovës, duke e ftuar siç thotë “që të fillojnë sa më shpejt punën për përmbushjen e premtimeve të dhëna karshi qytetarëve, duke kompensuar ditët e humbura dhe vazhduar angazhimin institucional për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara, të cilat mund të tejkalohen vetëm me punë, me përkushtim, me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri shtetërore”, shkroi Presidenti Thaçi.
Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, shkroi: “Votimi i Qeverisë së re nga ana e Parlamentit të Kosovës është lajm i mirë për gjithë qytetarët e Kosovës. Uroj që ky konstalacion politik të arrijë t’i çojë përpara proceset e rëndësishme për vendin”.
Formimin e Qeverisë së re të Kosovës me kryeministër Albin Kurtin e përshëndeti edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borell, i cili të premten e shkuar ishte për vizitë në Kosovë. Borrell përmes një deklarate të lëshuar nga zyra e tij, i rikujton Kurtit dialogun me Serbinë dhe, siç shprehet, “detyrimin që kanë palët për dialogun e normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës-Serbisë, si edhe nevojën e vazhdimit sa më të shpejtë të këtij procesi”. “Status-quoja aktuale është e padurueshme. Nuk ka asnjë alternativë për një rifillim të shpejtë të bisedimeve për normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. BE-ja kërkon fuqizim të bashkëpunimit rajonal dhe një angazhim të Kosovës në iniciativat rajonale, të cilat janë në dobi të Kosovës”, thuhet në deklaratën e Joseph Borrell. Sipas tij, BE-ja do ta ndihmojë Kosovën.
“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Kosovën sa i përket agjendës evropiane të reformave si dhe të vazhdojmë mbështetjen tonë në forcimin e sundimit të ligjit për të gjithë, përmirësimin e administratës publike dhe krijimin e vendeve të punës”, thuhet në deklaratën e shefit të diplomacisë evropiane, Joseph Borrell.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shoqatat shqiptare në Zvicër, në fokus të numrit të ri të revistës Albinfo.ch Revista është përqendruar në shoqatat, rrjetet dhe lëvizjet që kalojnë suazat lokale ose regjionale, dmth që...
-
Zhvillo karrierën tënde aty ku vlerësohet: smzh ag të ofron më shumë se një vend pune
-
Akuzohet kosovari, i dyshuar si shef i “degës zvicerane” të organizatës terroriste
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj