Lajme
Borrelli thotë se BE-ja s’bën gara me SHBA-në për dialogun Kosovë-Serbi
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka thënë se mes Kosovës e Serbisë duhen ulur tensionet në mënyrë që të arrihet tek një situatë ku dialogu është i mundshëm.
Në një bisedë për televizionin publik serb, Borreli tha se nga pikëpamja ekonomike, Bashkimi Evropian ka investuar shumë para në Kosovë dhe në Serbi, “shumë më shumë se SHBA-ja”.
Borrelli, që ka prejardhje katalunase dhe që vizitoi Prishtinën dhe Beogradin ditëve të fundit, thotë se Kosova dhe Katalonja nuk janë për t’u krahasuar.
Ai tha se duhet hapur dialogu dhe shtoi se BE-së i takon të ndihmojë në këtë proces.
“Mendoj se duhet të jemi më aktivë. Nëse s’bëhet asgjë, problemi mbetet i pazgjidhur, ndërsa rruga e Serbisë dhe e Kosovës kah Bashkimi Evropian do të rrezikohet. E di se muajve të fundit tensionet midis dy palëve janë rritur, kur flasim për tarifat dhe aktivitetin diplomatik. Duhet t’i ulim tensionet, të kthehemi në atë situatë ku dialogu është i mundshëm. Për ne në Bashkimin Evropian ky është investimi. Këtë s’e bëjmë për vete, por për pajtimin dhe paqen. Këtë do të donim ta shihnim të ndodhë në Ballkanin Perëndimor”, tha Borrelli në këtë intervistë, transmeton Koha.net.
I pyetur se si e sheh iniciativën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të të dërguarit special të presidentit Trump, Richard Grenell, që në dialogun Kosovë-Serbi, ekonomia të jetë në fokus, dhe nëse SHBA-ja do ta marrë primatin në këto negociata apo edhe nëse BE-ja do të emërojë ndonjë përfaqësues special për dialogun, Borrelli tha se “ne nuk garojmë me SHBA-në”, ndërsa shtoi se ideja e një përfaqësuesi të BE-së për dialogun “ndoshta është ide e mirë”.
“Mendoj se për presidentin Trump ekonomia është gjithçka, por politika është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ky nuk është problem ekonomik, por edhe nga pikëpamja ekonomike, Bashkimi Evropian ka derdhur shumë para në Serbi dhe në Kosovë, shumë më shumë sesa SHBA-ja. Do të vazhdojmë ta bëjmë këtë dhe të ndihmojmë. Nuk garojmë me ta”, u shpreh Borrelli.
Shefi i diplomacisë evropiane tha se të gjithë duhet të kontribuojnë në procesin e dialogut dhe një ditë ndoshta marrëdhëniet mes njerëzve në Ballkanin Perëndimor do të jenë normale, siç janë sot në BE, ku kufijtë janë të padukshëm.
“Ndoshta është ide e mirë të kemi një përfaqësues special për dialogun Beograd-Prishtinë, dikë që e njeh mirë rajonin, që është diplomat me përvojë, që ka besimin tim dhe ka kapacitet të madh, sepse ky është një problem që duhet punuar çdo ditë, e jo kohë pas kohe të vihet nga Berlini a Brukseli e të thuhet diçka. Ai duhet të jetë plotësisht i përkushtuar për këtë derisa të mos arrihet marrëveshja”, deklaroi Borrelli.
I pyetur në lidhje me prejardhjen e tij dhe të kaluarën e tij politike, si ish-ministër i Jashtëm i Spanjës, vend ky që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Borrelli tha se “tashmë duhet ta harroj qëndrimin e Spanjës” karshi Kosovës, sepse “më s’jam shef i diplomacisë spanjolle” dhe tha se ka përgjegjësi ndaj Evropës.
“Kam qenë ministri i Jashtëm i Spanjës, një vend që nuk e njohu pavarësinë e Kosovës për arsye të mira. Tani më s’jam shef i diplomacisë spanjolle dhe kam përgjegjësi ndaj Evropës dhe më duhet të harroj qëndrimin e vendit tim e të mbroj qëndrimin evropian. Bashkimi Evropian nuk e ka njohur Kosovën sepse s’ka kapacitet ta bëjë këtë. Por, le të përpiqemi të bëjmë maksimumin që mundemi për të lehtësuar dialogun. Do të punoj për këtë. Njerëzit duhet të kuptojnë se kur punoni në një nivel evropian, nuk mund të përcillni pozicionin e vendit tuaj”, ka deklaruar Borrelli, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë Policia dhe familja kërkojnë ndihmë për gjetjen e djalit të zhdukur që nga mëngjesi i sotëm... -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online












