E-Diaspora
Tejkalon autoambulancën, ndërsa nget makinën me patentë të pavlefshme
Në natën e të enjtes, shoferi kosovar nga Lüdenscheid u shndërrua në një rrezik për pjesëmarrësit në trafik, duke ndërruar me shpejtësi korsitë
Përveç që po zhvillonte shpejtësi jashtëzakonisht të lartë, 19-vjeçari nga Kosova nuk kishte as patentë shoferi të vlefshme, shkruan dpa.de. Gjatë ngasjes së tij të çmendur, ai madje ka tejkaluar një autoambulancë në qendrën e qytetit të Dortmundit, duke bërë manovrime derisa më në fund policia arriti ta tërhiqte nga trafiku.
Në natën e të enjtes shoferi nga Lüdenscheid u shndërrua në një rrezik për pjesëmarrësit në trafik, duke ndërruar me shpejtësi korsitë dhe duke bërë “sllallom” në mes të makinave, transmeton albinfo.ch. E gjithë kjo ka ndodhur duke i dhënë makinës më shumë se 100 kilometra në orë. Kur policët e ndaluan, ai, sipas tyre, kishte treguar “zero kuptim” për kontrollin, njofton policia.
Policët i konfiskuan makinën dhe patentëshoferin e lëshuar në Kosovë, i cili është i pavlefshëm në Gjermani. Duke qenë se shoferi i ri ishte duke qëndruar në Gjermani për më shumë se gjashtë muaj, ai ishte i detyruar ta dorëzonte në polici patentën e tij për ta rishikuar, gjegjësisht për ta vazhduar, përcjell albinfo.ch. Ndaj tij janë iniciuar hetime nën dyshimin për gara të paligjshme të makinave.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











