I moshuari shqiptar, Zenel Koci, ka disa ditë që ka humbur dhe nuk u është lajmëruar fare familjarëve në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Policia në New Rochelle ka vendosur disa njoftime në rrugët e këtij qyteti, shkruan Indeksonline.
“Po mundohemi ta gjejmë lokacioni e familjes së Zenel Kocit. Ai është shqiptar, por nuk flet anglisht. Ai nuk mban mend datën e tij të lindjes, adresën dhe numrin e telefonit. Ai jeton me vajzën e tij”, thuhet në njoftim.
