Lajme
Berna, kryeqyteti i tretë ‘më i shëndetshëm’ në Evropë
Kur bëhet fjalë për cilësinë e ajrit, cilësinë e jetës, përqindjen e PBB-së të shpenzuar për kujdesin shëndetësor dhe që kanë jetëgjatësinë më të lartë, Berna kryeson në këtë aspket
Sipas informacioneve të fundit, kryeqyteti zviceran, Berna, u njoftua këtë javë se i takon vendi i tretë në listën e qyteteve më të shëndetshme të Evropës, transmeton albinfo.ch.
Nga opsionet e transportit publik deri te stabiliteti, Zvicra nuk është aq neutrale kur bëhet fjalë për kryesimin e të gjitha llojeve të renditjes.
Një listë e lëshuar këtë javë nga shërbimi i kujdesit shëndetësor në internet ‘Treated’ e ka vendosur kryeqytetin zviceran, Bernën, në vendin e tretë në listë kur bëhet fjalë për kryeqytete të shëndetshme, shkruan ‘The local”.
Nga ajri i pastër dhe uji, deri te emetimet e ulëta të CO2 dhe cilësia më e lartë e jetës më shumë se çdo qytet i anketuar, Berna ka fituar vendin e tij në listë.
Po ashtu, në këtë renditje ishin rreth 46 kyeqytete, ndërkohë që Berna u mund nga Kopenhaga (i pari) dhe Vjena (i dyti). Baku në Azerbajxhan renditet i fundit në listë, i ndjekur nga afër nga Moska dhe Bukureshti.
Duhet theksuar se studimi shikoi një sërë faktorësh që u morën parasysh:
Këto ishin kostoja e anëtarësimit në palestër, jetëgjatësia, cilësia e ajrit, cilësia e ujit, cilësia e jetës, shpenzimi i shëndetit, kostoja e perimeve, emetimet e CO2, lehtësia e ecjes ose çiklizmit dhe disponueshmëria e hapësirave të gjelbërta.
Berna kryesoi listën kur bëhet fjalë për cilësinë e ajrit, cilësinë e jetës, përqindjen e PBB-së të shpenzuar për kujdesin shëndetësor dhe që kanë jetëgjatësinë më të lartë.
Berna renditej dobët për kostot e klubeve të fitnesit dhe ishte qyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë që bleu fruta dhe perime. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington Artistja nga Prishtina ishte pjesë e koncertit përmbyllës të konferencës së Washington Music Teachers Association, të... -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind













