Kosova
Fluturimi Kosovë – Serbi, hapësirë për sqarime
Marrëveshja që Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar sot në Berlin me ndërmjetësim amerikan ende nuk është bërë krejtësisht e njohur. Për të realizuar linjën Prishtinë – Beograd, palët bashkë me kompaninë gjermane “Lufthansa” duhet të sqarojnë në javët në vijim shumë detaje në mënyrë që një aeroplan Prishtinë -Beograd të mundet më në fund të fluturojë në dy kryeqytetet. Nëse nuk dalin pengesa të reja politike.
Për marrëveshjen e befasishme që u shpall sot në Berlin, e që u quajt “letër qëllimi” për fluturime në relacionin Prishtinë – Beograd e që u nënshkrua në Ambasadën e SHBA-së në Berlin nga përfaqësues të Kosovë e Serbisë, ka ende shumë pikëpyetje.
Reagimet ishin të ndryshme për të. Politikisht u mbështet edhe nga autoritetet në Prishtinë, por pati shumë pikëpyetje. Dikush kërkoi sqarime nëse do të hapet komplet hapësira ajrore serbe për fluturimet nga Kosova, apo vetëm për këtë fluturim specifik. Po ashtu u kërkuan informata edhe për cështjen e dokumentacionit që do të përdorin udhëtarët eventualë nga Kosova kur të aterojnë në Serbi para doganierëvë serbë. Serbia nuk e njeh Kosobën dhe dy palët kanë një marrëveshje që udhëtimi në të dyja anët me letërnjoftime. Po ashtu, pati edhe shqetësime se Serbia është e vetmja që do të përfitojë nga kjo linjë ekonomikisht.
Përfaqësuesi i Kompanisë Lufthansa Michael Knitter që ishte ceremoninë e nënshkrimit ka thënë se “detajet e nevojshme do të qartësohen në javët e ardhshme”.
Knitter ka thënë se ky hap i shërben afrimit të mëtejmë të Kosovës dhe Serbisë.
Por, ato që mbesin shqetësime kryesore janë të natyrës politike dhe të sigurisë së udhëtarëve nga Kosova që do ta përdornin aeroportin e Beogradit.
Faqja Euractiv po ashtu shkruan se detajet për fluturimin që ka një distancë ajrore 250 km e që mendohet të zgjasë rreth 50 minuta duhet të sqarohen shumë cështje.
“Shumë detaje duhet sqaruar, edhe nëse Beograd jep pajtimin për këtë plan. Serbia nuk i njeh dokumentet e e Kosovës apo kufirin shtetërore ndërmjet dy vendeve. Kjo nënkupton që udhëtarët që do të hyjnë në Serbi nëpërmjet kësaj linje mund të kthehen apo t’u paraqiten orobleme në kufi”, shkruan Euractiv.
Pala kosovare thotë se lidhur me këtë institucionet e Kosovës do të ofrojnë përkrahjen e nevojshme si për fluturimet tjera.
“Të gjitha fluturimet kërkojnë aprovimet dhe licencat sipas kërkesave rregullatorë të zbatueshme në Republikën e Kosovës si dhe bazuar në legjislacionin në fuqi dhe marrëveshjen për Hapësirën e Përbashkët Ajrore Evropiane (HPAE (ECAA))” bëjnë të ditur nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













