Kosova
Takim me kompanitë gjermane, mundësitë e investimeve në Kosovë
Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, të premten priti në takim disa kompani nga Gjermania, si dhe udhëheqësin e kompanisë “NOZ Elektrotechnik”, Reinhold Notz të cilët i njoftoi për mundësitë që ofron Kosova për investime në fushën e teknologjisë informative. Shala tha se Kosova ofron lehtësira për investitorët e huaj të cilët […]
Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, të premten priti në takim disa kompani nga Gjermania, si dhe udhëheqësin e kompanisë “NOZ Elektrotechnik”, Reinhold Notz të cilët i njoftoi për mundësitë që ofron Kosova për investime në fushën e teknologjisë informative.
Shala tha se Kosova ofron lehtësira për investitorët e huaj të cilët janë të interesuar që kapitalin e tyre ta investojnë këtu dhe se ka fuqi punëtore po ashtu, pasi ka popullsi me shumicë të rinj të cilët flasin edhe gjuhë të huaja, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch
“Kosova afron mundësi dhe lehtësira të shumta për investitorët e huaj të cilët duan që kapitalin e tyre ta investojnë në vendin tonë. Kosova ka fuqi punëtore të lirë e po ashtu një popullsi me shumicë të rinj të cilët flasin shumë gjuhë të huaja Si vend kemi nevojë për krijimin e 50 mijë inxhinierëve të teknologjisë informative, e po ashtu edhe numri i të rinjve që janë në shkolla është mbi 300 mijë, që është një potencial i madh për t’u edukuar dhe përgatitur për tregun e punës në të ardhmen”, tha Shala.
Në emër të delegacionit nga Gjermania ka folur themeluesja e organizatës “Education Unlimited”, Kerstin Labonte, ku ka falënderuar ministrin Shala për pritjen dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar në të ardhmen.
Kjo vizitë ishte vazhdimësi e vizitës së ministrit në detyrë Muzafer Shala, në Gjermani në shtator të vitit 2019.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital














