Lajme
Tri ligje interesante do të miratohen gjatë këtij viti në Zvicër
Ligjet që janë vendosur të ndryshojë në vitin 2020 në Zvicër
Viti 2020 do të sjellë shumë ndryshime domethënëse në ligjet e Zvicrës, në disa fusha të ndryshme.
Së fundi, shteti zviceran ka bërë të ditur se do të ketë disa ndryshme të ligjeve në 3 fusha të ndryshme në atë të rritjes së kontributeve të mbrojtjes sociale, martesë dhe në moshën e pensionit, transmeton albinfo.ch.
Ja një vështrim mbi të gjitha këto ndryshime të rëndësishme që shumë shpejt do të hyjnë në fuqi:
Rritja e kontributeve të mbrojtjes sociale
Punonjësit dhe punëdhënësit do të rritin kontributet e tyre sociale (AVS / AI / APG / AC) nga 12.45 përqind në 12,75 për qind në vitin 2020. Kjo rritje do të garantojë më shumë se 2 miliardë franga në vit në sigurimet shoqërore.
Pagesat minimale mujore të sigurimeve shoqërore do të mbeten fikse në 1,185 franga. Sidoqoftë, paga bazë për pronarët e shtëpive do të rritet me 1.6 përqind.
Martesë
Nusja dhe dhëndri nuk do të duhet më të presin 10 ditë për t’u martuar pas marrjes së pëlqimit nga autoritetet lokale. Por ata do të martohen, në prani të dy dëshmitarëve për një periudhë të shkurtër.
Mosha e pensionit
Një ndryshim i madh që do të ndodhë në vitin 2020 ka shumë të ngjarë të jetë një rritje e moshës së pensionit për gratë.
Aktualisht është në 64 vjeç, ndërkohë qeveria federale është në favor të ngritjes së saj në 65 vjeç – niveli që është vendosur për burrat – megjithatë do të duhet të kalojë një konsultim publik diku në fillim të vitit 2020. /Albinfo.ch,
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













