Lajme
Donald Trump thotë se e ka merituar Nobelin për Paqe

Presidenti amerikan, Donald Trump, mendon se ishte anashkaluar nga nominimet për shpërblimin Nobel për Paqe, vitin e kaluar.
Gjatë një tubimi në Ohio, Trumpi u ankua publikisht.
Edhe pse nuk e përmendi fituesin e Nobelit, ishte e qartë që Trumpi po i referohej kryeministrit të Etiopisë, Abiy Ahmed, raporton KTV.
Abiy Ahmed, 43 vjeç, është lideri afrikan më i ri në moshë.
Ai erdhi në pushtet në prill të 2018-ës, pasi disa muajsh protestash antiqeveritare, që e detyruan paraardhësin e tij të jepte dorëheqje.
Abiy ka prezantuar reforma masive liberale në Etiopi. Ai liroi mijëra aktivistë të opozitës nga burgu dhe i lejoi disidentët e mërguar të ktheheshin në shtëpi. Ai gjithashtu ka lejuar që media të operojë lirshëm dhe i emëroi gratë në pozicione të larta.
Por, analistët e kanë vënë në dyshim rolin e Trumpit si ndërmjetësues mes Etiopisë dhe Eritresë. Ndikimi i SHBA-së në bisedimet e paqes ishte minimal.
Emiratat dhe Arabia Saudite luajtën rol kryesor për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes mes këtyre shteteve.
Sidoqoftë, Trumpi ende nuk e ka uruar zyrtarisht kryeministrin e Etiopisë për Nobelin.
Ndërsa vajza e tij, Ivanka, e cila shërben si këshilltare e lartë dhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, e kanë bërë një gjë të tillë.
Trump ka thënë publikisht se ai meritonte nominimin për Nobelin e Paqes.
Ai ka përmendur shumë arsye, pa lënë anash përpjekjet e tij për ta bindur liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, që të hiqte dorë nga armët bërthamore, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dafina, hendbollistja nga Kosova që po shkëlqen në Zvicër Ajo është 21 vjeçare, por luan si një hendbolliste me përvojë. Dafina Mustafa pritet të jetë...
-
Bëhu pjesë e elitës akademike shqiptare të inxhinierisë në Zvicër – Apliko tani!
-
Ceremonia e zbulimit të pllakatës në ndërtesën ku ishte e vendosur Qeveria në ekzil të Kosovës në qytetin e Bonn-it
-
Gëzim Sada, oficeri nga Kosova diplomon në SHBA
-
Ermonela Jaho mban koncert për 26 vjetorin e Çlirimit të Kosovës
Jeta në Austri
-
Austria me qira gjithnjë e më të shtrenjta Qiratë në Austri janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke arritur në një mesatare prej 9.80...
-
Humb jetën kosovari 35-vjeçar pasi ra në kontakt me energjinë elektrike në Austri
-
Restorantet në Austri përballen me kritika për shërbimin dhe tarifat
-
Brukseli nis procedurë ndaj Austrisë për deficit të tepërt
-
Njoftim i rëndësishëm i Ambasadës së Kosovës në Austri