Lajme
Cyrih: 3.6 milionë sfr nga shitja e targave, më e shtrenjta, mbi 57.000
Ndërsa në vitin rekord, 2018, ishin grumbulluar 3.7 milionë franga, që ishte dukshëm më shumë sesa në vitet e kaluara
Shitja e targave të regjistrimit të makinave i ka sjellë Cyrihut gjatë vitit të kaluar në total 3,6 milionë franga. Rekordi ka qenë shitja e një targe të tillë për 57.600 franga, shkruan gazeta “Tages Anzeiger”.
Tabela “ZH 969” është ajo që, me 57.600 franga, është në krye të ranglistës së çmimeve për vitin e kaluar, transmeton albinfo.ch. “ZH 8888” zë vendin e dytë me 55.000 franga, ndërsa e treta “ZH 505” është shitur për 52.800 CHF.
Në total, përmes ankandeve të Zyrës së Trafikut Rrugor në Cyrih janë realizuar 3.6 milionë franga vitin e kaluar, siç raporton “Tages-Anzeiger”.
Duhet theksuar se në vitin rekord, 2018, ishin grumbulluar 3.7 milionë franga që ishte dukshëm më shumë sesa vitet e kaluara, përcjell albinfo.ch. Arsyeja e rritjes: Në fillim të vitit 2018, drejtori i sigurisë Mario Fehr kishte lëshuar për herë të parë tabelat në fjalë në ankand duke i ofruar me numra treshifrorë.
“Ne jemi të kënaqur që me ankandet tona mund të japim një kontribut në thesarin e përgjithshëm të kantonit”, ka thënë për gazetën zëdhënësi Severin Toberer.
Ndërkaq targa me çmimin më të lartë me pakicë mbetet ajo “ZH 987”, për të cilën një person kishte paguar 152,400 franga.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













