Kosova
Në janar ndryshohet Ligji për Bonos-Malusin
Janë bërë dy muaj qëkur Banka Qendrore e Kosovës ka marrë vendim për rritjen e tarifës së sigurimit të automjeteve për 26,6 për qind. Pavarësisht reagimeve të shumta, ajo edhe më tej nuk po e tërheq vendimin e marrë
Derisa vendimi i BQK-së nuk po ndryshohet, anëtarët e grupit “Marakli t’kerreve” po mundohen të gjejnë një zgjidhje që qytetarët të mos dëmtohen shumë nga rritja e tarifës.
Anëtarët e këtij grupi kanë filluar të punojnë në Ligjin për Bonos-Malusin, i cili për shoferët që nuk shkaktojnë asnjëherë aksidente në trafik parasheh zbritje prej kompanive të sigurimit, derisa Malusi aplikohet për ata persona që shkaktojnë aksidente, do të thotë u rritet dënimi.
E për t’ua lehtësuar qytetarëve rritjen e tarifës, ata po synojnë që bonusin ta rrisin më shumë, ndërsa Malusin ta rregullojnë.
Përfaqësuesi i grupit “Marakli t’kerreve”, Agan Hajdarhoxha, ka thënë për “Zërin” se në muajin janar do ta finalizojnë punën në Ligjin e Bonos-Malusit. Sipas tij, ky ligj do të hyjë në fuqi po në këtë muaj. “Ende nuk e kemi finalizuar punën, e kemi lënë për në janar, për shkak se Banka Qendrore na ka thënë se nuk mund të marrë vendime. Duhet ta nisim vendimin në janar, ta dërgojmë në bord e bordi ta shqyrtojë deri në fund të janarit. Neve guvernatori na ka thënë se në momentin që na dorëzoni, ne e shqyrtojmë në bord dhe menjëherë e fusim në fuqi. Ne besojmë se do të hyjë në fuqi në fund të janarit”, ka deklaruar ai.
Tutje Hajdarhoxha ka thënë se kjo do të jetë forma më e favorshme si për qytetarin, ashtu edhe për kompanitë e sigurimeve. “Para dy javësh jemi takuar me guvernatorin. Edhe një takim tjetër e kemi mbajtur me zëvendësguvernatorin dhe me Shoqatën e Sigurimeve, aty e kemi parë që duhet shumë punë për të bërë për këtë çështje. Ne do ta marrim një vendim për këtë. Në momentin që e marrim atë, ne do të organizojmë një konferencë dhe do t’u tregojmë qytetarëve që në bashkëpunim me ta do të marrim vendime të tjera. Ne do të marrim një vendim urgjent si për fillim, e pastaj vendimet tjera”, ka shtuar ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht













