Kosova
Ulet shkalla e varfërisë në Kosovë
Shkalla e personave të varfër në vend vjet ka qenë 21,9 për qind, ose rreth 455 mijë qytetarë, që paraqet ulje në krahasim me vitin 2017, kur ajo ishte 22,2 për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.
Bazë e llogaritjeve të varfërisë, siç kumtojnë nga ESHS, janë të ardhurat, ndërsa pragu i varfërisë është definuar në 60 për qind të të ardhurave mediale ekuivalente, përcjell albinfo.ch.
Duke analizuar sipas ekipeve të amvisërive, shkalla e varfërisë së amvisërive të përbëra nga dy të rritur me dy persona nën kujdes në vitin 2018 është 22,0 për qind. Sipas statusit më frekuent të aktivitetit ekonomik, shkalla e varfërisë e personave të varfër të punësuar është 8,8 për qind, ndërsa shkalla e pensionistëve të varfër është 7,9 për qind.
Sipas ESHS, Gini koeficienti, masë për pabarazi në sistemimin e të ardhurave, arrin 31,9 për qind.
Shkalla e varfërisë për vitin 2018 është njëjtë si në vitin 2016.
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












