Kosova
Cila është arsyeja tjetër që mjekët kosovarë tash po e lëshojnë Kosovën
Pezullimi i Ligjit të Pagave nga ana e Gjykatës Kushtetuese ka shtyrë profesionistët shëndetësorë të interesohen edhe më shumë për ofertat për punë
Mosrritja e pagave, ashtu siç u ishte premtuar, ka zhgënjyer punëtorët shëndetësorë në vend, të cilët edhe më shumë kanë shprehur interesim për të ikur nga vendi. Fluksi i ikjes së mjekëve thuhet se tashmë ka filluar të rritet.
Pezullimi i Ligjit të pagave nga ana e Gjykatës Kushtetuese ka shtyrë profesionistët shëndetësorë të interesohen edhe më shumë për ofertat për punë, që u vijnë nga jashtë. Punëtorët shëndetësorë, të cilët kanë pritur me padurim muajin dhjetor, kur ishte e paraparë që t’u dilnin pagat me rritje, tashmë kanë humbur shpresën se në Kosovë do të vlerësohet puna e tyre.
Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka thënë për “Zërin” se fluksi i ikjes së punëtorëve shëndetësorë tashmë ka filluar të rritet, derisa numri i punëtorëve shëndetësorë që do ta lëshojnë vendin do të rritet edhe më shumë gjatë muajit janar. “Ne sot i kemi lajmëruar edhe ambasadat e huaja, sepse fluksi tashmë ka filluar, përcjell Albinfo.ch.
Imagjinoni pas datës 1 janar sa ka për të qenë fluksi. Secili është shprehur që të kontribuojë në vendin e tij, por kur një grup individësh vendosin për fatin e punëtorëve shëndetësorë, për shkollimin shumëvjeçar të tyre, ata tashmë e kanë humbur shpresën”, ka deklaruar ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri











