Lajme
Pse Zvicra është një nga vendet më të mira për të jetuar në botë
Nuk është vetëm çokollata dhe djathi, janë disa faktorë që e bëjnë Zvicrën një nga vendet më të mira në botë
Indeksi i Zhvillimit Njerëzor, i cili u lëshua nga Kombet e Bashkuara javën e kaluar, rendit Zvicrën në vendin e dytë midis 189 vendeve për sa i përket jetës së gjatë, arsimit dhe standardit të jetesës.
Kjo nuk befason për ata që ndjekin një studim të tillë: studimet ndërkombëtare shpesh e vendosin Zvicrën ndër vendet më të mira për të jetuar, shkruan The Local.
Renditja e lartë nuk do të thotë që gjithçka është e përsosur në këtë komb alpik, përcjell albinfo.ch.
Janë disa faktorë që e vendosin si një nga vendet më të mira për të jetuar e punuar.
Të ardhurat e larta: Pagat në Zvicër janë ndër më të lartat në botë. Edhe pse kjo nuk është për të gjithë. Por sondazhet bazohen në mesatare. Sipas NationMaster, i cili mbledh të dhënag kryesore nga burime të ndryshme, “për sa i përket të ardhurave të disponueshme Zvicra udhëheq me një diferencë të madhe, me një të ardhur mesatare të disponueshme prej 6300 $, që është 2 deri 3 herë më shumë se fqinjët e saj – Gjermania (2850 dollarë), Francë (2,760 dollarë) dhe Italia (2,120 dollarë)”, përcjell tutje albinfo.ch.Shëndetësia: Megjithë ankesat e përhapura në lidhje me premitë në rritje të sigurimeve, Zvicra ka një nga sistemet më efikase dhe të arritshme shëndetësore universale në botë, ku pacientët kanë qasje të drejtpërdrejtë në të gjitha nivelet e kujdesit pa referime, dhe koha e pritjes është minimale.Jo rastësisht, zviceranët kanë jetëgjatësinë më të lartë në Evropë dhe të dytën në botë.
Arsimi: Së bashku me të ardhurat e larta dhe shëndetin, arsimi i mirë dhe aftësitë janë përcaktues të rëndësishëm të cilësisë së jetës. Në Zvicër, 88 përqind e të rriturve nga mosha 26 deri 64 vjeç kanë arsim të mesëm të lartë, një numër më i lartë se mesatarja 78 përqind në vendet e tjera të zhvilluara që i përkasin Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
Siguria: Të qenit neutral dhe të qëndrosh jashtë luftërave dhe konflikteve ndërkombëtare e ka bërë Zvicrën më të sigurt se shumë kombe të tjera, por ndjenja e sigurisë vjen edhe nga mungesa e trazirave të brendshme politike dhe nga një numër relativisht i ulët i krimeve të dhunshme.
Infrastruktura: Zvicra ka një trasnsport efikas public dhe rrugë në gjendje të shkëlqyeshme.
Bilanci i mirë i punës dhe jetës: Sipas OECD, pjesa e punonjësve zviceranë që punojnë orë shumë të gjatë është vetëm 0.4 përqind – një nga normat më të ulëta në OECD, ku mesatarja është 11 përqind. Kjo do të thotë që njerëzit kanë shumë më tepër kohë për të shpenzuar në aktivitete rekreative, të kohës së lirë ose sportive, të cilat rrisin mirëqenien e tyre të përgjithshme dhe cilësinë e jetës.
Kjo mund të jetë një nga arsyet pse njerëzit në Zvicër janë më të kënaqur me jetën e tyre sesa banorët e vendeve të tjera të OECD. Kur u pyetën për të vlerësuar nivelin e tyre të përgjithshëm të kënaqësisë në një shkallë nga 0 në 10, zviceranët i dhanë asaj një notë 7.5, më e lartë se mesatarja e OECD prej 6.5.
Liria: Zvicra vlerësohet në vendin e dytë në të gjithë botën në Indeksin e Lirisë së Njeriut, i cili mat lirinë personale, civile dhe ekonomike.
Këto janë disa nga arsyet pse Zvicra merr rezultate kaq të larta në renditjen ndërkombëtare.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












