Kosova
Hajnat thyejnë dyqanin me veturë
Policia po kryen hetimet
Katër persona kanë thyer një dyqan në Prishtinë, derisa raportohet se të njëjtit kanë vjedhur laptopë në vlerë prej 10 mijë eurosh. Polica po kryen hetimet. Fillimisht e parkuan veturën e nga aty dolën tre persona. Më pas këtë mjet e përdorën për t’i thyer xhamat e këtij dyqani, ku shiten pajisje teknologjike.Gjithçka ndodhi të premten rreth orës 06:00 të mëngjesit.Më pas këta persona të maskuar filluan të merrnin gjithçka që kishin përpara brenda këtij lokali afër Hajvalisë në Prishtinë. Megjithatë hajnat jo të gjithë llap topat kishin arritur t’i marrin.
Zhurmën që u shkaktua nga kjo vjedhje e dëgjuan edhe pronarët e kësaj shtëpie që lokalin poshtë e kanë të lëshuar me qira.
Pronari i shtëpisë, Afrim Daka, nuk kishte arritur t’i identifikonte hajnat, megjithatë ka arritur ta mbajë mend tipin e veturës dhe ngjyrën e saj.
“Në ora 5 një kërsitme e madhe ka ndodh edhe u zgjum, derisa dulëm poshtë..kur po e shoh një audi pa tabela…njerëz plotë edhe gjitha xhamat vazhduan rrugën nga Prishtina…kjo ka ndodh shumë shkurt dy tre minuta krej operacioni që e kanë ba ata”, tha Arif Daka, pronar i shtëpisë.
Ndërkohë dëmet materiale duket se janë shumë të mëdha. Këtë gjë e thonë pronarët e këtij biznesi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet relevante policore, përfshirë edhe ekipet e forenzikës.
Ndërkohë vjedhjet e pronave të qytetarëve, qofshin ato në shtëpi banimi, dyqane apo vetura, gjatë tre vjetëve të fundit në Kosovë kanë qenë të larta.
Mbi 30 mijë raste të vjedhjeve janë evidentuar prej vitit 2017 deri në vitin 2019.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027









