Bota
Dy diplomatë gjermanë dëbohen nga Rusia
Në lidhje me vrasjen e dyshuar si vrasje me porosi të një gjeorgjiani në Berlin, Kremlini ka reaguar duke dëbuar dy diplomatë gjermanë. Më parë ishte Gjermania ajo që dëboi dy diplomatë rusë.

Të dy diplomatët gjermanë duhet të largohen brenda 7 ditësh nga Rusia, bëri të ditur Ministria e Jashtme në Moskë. Qeveria ruse reagon me këtë pas dëbimit të dy diplomatëve rusë nga Gjermania. Javën e kaluar, Ministria e Jashtme në Berlin i shpalli “non grata” dy diplomatë rusë. Gjermania akuzon Rusinë se nuk bashkëpunon sa duhet për zbardhjen e vrasjes së një gjeorgjiani në mes të Berlinit.
Në reagimin e parë qeveria gjermane e kritikoi këtë hap kundërveprues të Rusisë. “Vendimi lëshon sinjalin e gabuar dhe është i pajustifikuar”, deklaroi një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme në Berlin. Qeveria gjermane parasheh “hapa të tjerë” në kuadër të zbardhjes së vrasjes. Në mëngjes u thirr në Mínistrinë e Jashtme në Moskë ambasadori gjerman.
Vrasja e dyshuar si vrasje me porosi ka sjellë prej javësh reagime. Për Prokurorinë Federale ka disa të dhëna që vrasja është kryer ose me porosi të instancave shtetërore në Federatën Ruse ose në Republikën autonome të Çeçenisë. Rusia ka hedhur poshtë çdo lloj përzierjeje në këtë rast.
Viktima ishte një 40-vjeçar, Zelimkhan Khangoshvili, i njohur si Tornike K., i cili me gjasë ka luftuar në Republikën çeçene me separatistët. Ai u qëllua në kokë në gusht në kopshtin zoologjik të Berlinit. I dyshuari për vrasjen e tij u kap, por ai hesht për akuzat. Sipas të dhënave të prokurorisë gjermane, i dyshuari për vrasjen duhet të ketë pasur bashkëpunëtorë në Berlin, sepse ai erdhi në Gjermani, një ditë para vrasjes dhe nuk mund t’i zbulonte kaq shpejt zakonet e jetesës së viktimës. Presidenti rus, Putin, e ka quajtur gjeorgjianin e vrarë “bandit” dhe “vrasës”.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor