Lajme
Interi kërkon dy futbollistët shqiptarë të Veronës
Dështimi në Champions League i Interit ka bërë që drejtuesit të hedhin sytë nga merkato për ta përforcuar skuadrën edhe më me qëllim synimin e titullit kampion, me zikaltërit që aktualisht udhëheqin renditjen me dy pikë më shumë sesa Juventusi, kampion në fuqi.
Sipas faqes së dedikuar për informacionin e klubit zikaltër, “fcinternews.it”, drejtuesit e Interit janë takuar në Milano me presidentin e Veronës, Mauricio Seti, ku kanë hedhur piketat për tri tansferime.
I pari në listën e Marotës është Amrabat, por për marokenin Verona kërkon minimalisht 15 milionë euro për ta lënë të lirë. Por, veç tij, Interi ka në radarë dhe dy qendërmbrojtësit e rinj të skuadrës së “Bentegodit”, pikërisht Amir Rrahmanin dhe Marash Kumbullën, të cilët kanë krijuar një dyshe solide në prapavijë, shkruan balkanweb, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











