Kosova
Taksë për ata që shkojnë në Bogë, Prevallë e Rugovë
Prevalla, Boga, Rugova e parqet e tjera nacionale në vend shumë shpejt pritet të bëhen me pagesë. Të gjithë ata që ua mësyjnë këtyre qendrave, do të duhet të ndajnë para edhe për taksën që do të fillojë të aplikohet së shpejti. Në Ministrinë e Ambientit deklarojnë se aplikimi i pagesës do të mbrojë Parqet Nacionale nga prerja e pyjeve, ndërtimet dhe gjuetia ilegale. Express u sjell tabelën me çmimet për hyrje dhe vizita në këto parqe.
Qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë haraç vetëm në Rrugën e Kombit.
Shumë shpejt, ata do të detyrohen të paguajnë edhe kur vizitojnë Bogën, Prevallën, Rugovën e parqet e tjera nacionale në vend.
Shuma e parave që kosovarët do të duhet të paguajnë për të kaluar tutje laurave për një ditë shkon deri në 3 euro, varësisht se me çfarë automjete do t’u drejtohen këtyre qendrave.
Në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i kanë thënë Gazetës Express se kompenizmet për çdo lloj të shfrytëzimit të resurseve dhe hapësirës së këtyre parqeve janë të parapara me legjislacionin për mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës si dhe menaxhimin e parqeve kombëtare.
Zëdhënësi i MMPH-së, Leutrim Sahiti, ka thënë se arsyeja e vendosjes së laurave nëpër këto qendra është mbrojtja e tyre nga veprimet ilegale.
“Prandaj qëllimi kryesor i vendosjes së laurave është për mbrojtjen e këtyre resurseve natyrore nga veprimet ilegale që ndodhin në territorin e Parqeve Kombëtare siç mund të jenë: prerja e pyjeve, ndërtimet ilegale, gjueti ilegale si dhe degradimet tjera që ndodhin në territorin e Parkut”, ka thënë Sahiti.
Por, ndonëse vendosja e tyre është paralajmëruar që nga viti i kaluar, ende nuk është filluar me pagesa. Për këto vonesa, në Ministrinë e Ambientit e drejtojnë gishtin kah kompania fituese e tenderit.
“Ju informoi se hyrjet në Parqe Kombëtare nuk kanë filluar ende me pagese, sepse operatori ekonomik për ndërtimin e laurave është në fazën finale të ndërtimit dhe të pranimit teknik”, thuhet në përgjigjet e MMPH-së drejtuar Gazetës Express.
Deklarojnë se edhe Drejtorit e Parqeve Kombëtare kanë mungesa në staf rreth menaxhimit të këtyre laurave “dhe se në momentin që do të gjendet zgjidhja e problemit me staf atëherë do të funksionalizohen dhe do të filloi edhe sistemi i pagesave sipas rregullores për shërbimet e AMMK-së dhe institucioneve të saj.”
Në tabelën me çmime që ka siguruar Express nga MMPH-ja, thuhet se çmimet për hyrje dhe vizita për një ditë në këto parqe fillojnë nga 50 centë e deri në 3 euro.
Hyrja për fëmijë të moshës 10-18 vjeçar kushton 50 centë në ditë, derisa për persona të rritur është 1 euro.
1 euro kushton edhe hyrja për automjete dhe motoçikleta, ndërkohë që për të hyrë me kombibus në këto parqe duhet të paguash 2 euro.
Kosto më të lartë ka hyrja me autobus dhe kamionë. Kushdo që ua mësynë këtyre parqeve me këto automjete do të duhet të paguajë 3 euro për një ditë.
Në MMPH deklarojnë se këto pagesa janë të rregulluara sipas Rregullores për Shërbimet e AMMK-së dhe institucioneve të sajë.
Ndryshe, një pagesë e tillë tashmë aplikohet në Brezovicë. Laura në këtë qendër turistike është vendosur në janar të vitit 2018 nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Sidoqoftë, që nga aplikimi i kësaj takse, shumë qytetarë janë shprehur kundër saj. Sipas tyre, së pari do të duhej të investohej nëpër qendrat turistike, pastaj të vendosej taksa, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës Dermatologia e suksesshme nga Gjermania, Dr. Merita Hajdini-Zeqiri, pranoi vendimin për ri-fitimin e shtetësisë në Konsullatën... -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













