Kosova
Hoti: VV-ja nuk mund ta bëjë qeverinë pa LDK-në
Ai ka thënë se kanë arritur t’i dizajnojnë se si do të duken institucionet
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se me Lëvizjen Vetëvendosje kanë përafruar pothuajse plotësisht programet e tyre qeverisëse, në të gjitha fushat, pa përjashtim.
Ai ka thënë se kanë arritur t’i dizajnojnë se si do të duken institucionet, sa e madhe do të jetë qeveria, duke shtuar se kanë bërë gjithë strukturën e institucioneve.Hoti thotë se duke pasur parasysh që rezultati zgjedhor është i përafërt me atë të Vetëvendosjes, LDK-ja ka kërkuar që përgjegjësitë që marrin brenda institucioneve të jenë të balancuara.“Kanë ndodhur dy takime deri më tash mes liderëve të partive për të arritur një marrëveshje për të qeverisur, bisedat do të vazhdojnë, unë pres që të vazhdojnë më tutje”, ka thënë ai në KTV.Ai thotë se në takimin e fundit LDK-ja kishte shkuar me vullnetin për të arritur marrëveshjen, por sipas tij, jo gjithmonë gjërat mbyllen me një takim, përcjell Albinfo.ch.
Ai tutje iu ka bërë thirrje zyrtarëve të Vetëvendosjes që të përmbahen nga deklaratat dhe kualifikimet, të cilat mund t’i lëndojnë raportet mes dy subjekteve.
“Unë besoj që ditët e ardhshme, në takimet e ardhshme mund të përafrohen gjërat. Ajo që është e rëndësishme gjatë këtyre ditëve është që të gjithë zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje të përmbahen nga çfarëdo kualifikimi që mund t’i japin, krejt të panevojshëm, që vetëm sa mund të lëndojë raportet në mes të dy subjekteve”, ka thënë ai.
Hoti thotë se ajo çka i shtynë që ta shohin mundësinë e bashkëpunimit është e mira e qytetarëve dhe dakordimi i programit mes dy partive.
“Qëndrimi ynë nga fillimi ka qenë i njëjtë, që partnerët duhet ta respektojnë njëri-tjetrin në kuptimin e përgjegjësive që marrin brenda institucioneve në mënyrë që detyrimet të jenë të balancuara. Fuqinë politike dhe përgjegjësinë që merr LDK-ja të jenë të ngjashme me ato të VV-së, sepse rezultati është i tillë. Këto dy subjekte mund ta formojnë qeverinë vetëm nëse janë së bashku. VV nuk mund të bëjë qeverinë pa LDK-në. Ne po mundohemi t’i bindim VV-në se e mira e qytetarëve është një qeveri stabile që mund të arrihet mes një marrëveshje korrekte mes dy partnerëve të koalicionit, duke i definuar të gjitha çështjet.
Në marrëveshje të përfshihen të gjitha çështjet që vijnë në qeveri gjatë katër vjetëve të ardhshme”, ka thënë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










