Lajme
Pse nënshtetësia zvicerane ka vlerë deri në 10 mijë franga në vit
Emigrantëve të natyralizuar në Zvicër, të ardhurat u janë rritur ndjeshëm në krahasim me ato të emigrantëve që nuk e kanë marrë pasaportën, tregoi një studim
Të ardhurat mesatare vjetore ishin 13.5 për qind më të mëdha për emigrantët, 15 vjet pasi ata fituan natyralizimin, ose rreth 5.500 franga zvicerane, në krahasim me emigrantët që nuk ishin në gjendje të merrnin shtetësinë.
“Këto gjetje mbështesin argumentin se shtetësia mund të lehtësojë disa prej formave të diskriminimit në tregun e punës që pengon integrimin e emigrantëve”, shkruan autorët e punimit që u shfaq në revistën “Science Advances”.
Dominik Hangartner, një profesor i asociuar i politikës publike në ETH Cyrih dhe një nga bashkautorët e studimit, i tha AFP-së se disa punëdhënës e panë shtetësinë si një kredencial që një emigrant planifikon të qëndrojë në Zvicër, përcjell tutje albinfo.ch.
“Të paktën disa punëdhënës e trajtojnë këtë si sinjal se këta janë njerëz që janë integruar me sukses”, tha ai. Zvicra ishte një vend veçanërisht i dobishëm për të studiuar për shkak të sistemit të tij të referendumeve të natyralizimit, në të cilin banorët e qyteteve votojnë për të vendosur nëse emigrantët duhet të marrin nënshtetësinë apo jo.
Sistemi përdoret nga rreth një e treta e më shumë se 2,000 bashkive të vendit. Studiuesit kanë shkruar se shikimi i aplikantëve që e fituan ose e humbën statusin përmes këtij procesi u lejon atyre të eliminojnë paragjykimin e seleksionimit.
Ekipi shqyrtoi pothuajse 4,000 aplikantë për natyralizim ndërmjet viteve 1970 dhe 2003. Nënshtetësia e fituar u tregua veçanërisht e dobishme për grupet e margjinalizuara, siç janë emigrantët nga Turqia dhe ish-Jugosllavia, të cilët panë që të ardhurat e tyre të rriteshin me një mesatare prej 10,000 frangash çdo vit, brenda 15 vjetëve, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”















