Kosova
Sa janë të sigurta objektet në Kosovë?
Flet eksperti i strukturave të ndërtimeve të larta
Eksperti i strukturave të ndërtimeve të larta, Besian Sinani, ka folur rreth gjendjes në të cilën gjendet Kosova sa i përket sigurisë së objekteve. ”Në Kosovë e kemi një gjendje pak më të mirë. Duhet të ketë një proces të investigimit për të parë nëse është realizuar në bazë të asaj që kërkohet”. Shumica e objekteve në Kosovë, sidomos në Prishtinë, ku është dendësia më e madhe, nuk kanë një panel teknik. Duhet të bëhet një simulim i tërë këtij procesi, e në fund të ketë një certifikatë, që ajo të dëshmojë për shëndetin e secilit objekt”. Ne duhet të kemi një investigim e ai duhet të merret nga proceset, që janë organizime cilësore – pra duhet të ketë një organizatë të shtetit. Në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është një departament. Duhet qenë të përgatitur profesionalisht për këto objekte. Sepse ka lloj-lloj objektesh. Shumicën e rasteve në Prishtinë ndërtesat e kanë kthyer ndryshe sistemin strukturor”.
Ai në Sytë 7 të Klan Kosovës, tha që në të tilla raste për të pasur objekte më të shëndetshme për të banuar, duhet të bëhen investigime më të thella. ”Në këto raste ne duhet të bëjmë një organ që mund të jetë shtetëror që kish me bë një investigim nga objektet e paraluftës dhe të lëshojë çertifikatë, që ky – ky objekt mund të qëndrojë, në të kundërtën x objekti duhet të shkatërrohet. Po flas për ndërtesat e pasluftës, nuk janë trajtuar me kujdes, përcjell albinfo.ch.
”Ne duhet të bëjmë këtë organizim, duhet ta bëjmë legjislacionin dhe një organizatë që e kishte përcjellë shëndetin e objekteve. Janë ndërtesat e rëndësisë të veçantë për t’u siguruar ndaj intezitetit shumë të madh sizmik.
Ndërtesat nuk kanë një investigim të thellë, sepse secili objekt duhet të ketë një evidencë të thellë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














