Lajme
Votat e diasporës mbajnë pezull rezultatin e zgjedhjeve
Votat e diasporës po e mbajnë pezull shpalljen dhe certifikimin e rezultatit final të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, pas procesit të rinumërimit. Janë 392 pako me vota nga diaspora, të cilat mbeten të rëndësishme si për partinë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje, ashtu edhe për koalicionin Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë.
Përderisa për Vetëvendosjen këto vota mund të nënkuptojnë 2 apo 3 deputetë më shumë, për koalicionin Nisma, AKR dhe PD votat e diasporës, sipas vëzhguesve, kanë efektin e kundërt, pasi që besohet se me përfshirjen e tyre në rezultatin final mund të ndikohet në çështjen e kalimit të pragut zgjedhor për këtë koalicion që aktualisht thotë se i ka fituar gjashtë mandate në përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
Të dielën përfundoi rinumërimi i votave nga 1407 vendvotime, por shpallja e rezultatit dhe certifikimi i tij ka mbetur i varur nga ankesat e subjekteve politike.
Kështu, një ankesë e Lëvizjes Vetëvendosje në adresë në Gjykatën Supreme, ka bërë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të detyrohet të presë vendimin e kësaj Gjykate, para se të bëjë certifikimin e rezultatit përfundimtar.
Gjykata Supreme ka afat 72 orë për marrjen e vendimit, ndonëse ky vendim mund të shpallet edhe më herët.
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Gjykata Supreme vlerësimin dhe marrjen e vendimit për rinumërimin e 392 pakove me fletëvotime të ardhura nga diaspora. Këto fletëvotime në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë ardhur më 12 nëntor.
Në një njoftim të Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se “aktgjykimet e Gjykatës Supreme do të duhej të shërbenin si bazë e mjaftueshme që KQZ të bëjë edhe numërimin e këtyre 392 pakove, por pas refuzimit për t’i numëruar dhe refuzimit nga ana e PZAP-së për të urdhëruar KQZ-në, çështjen e kemi adresuar në Gjykatën Supreme”.
“E drejta e votës, si e drejtë kushtetuese dhe universale, duhet të mbrohet dhe të respektohet. Ndërsa çdo votë e ardhur në adresë të KQZ-së dhe e nisur nga votues të regjistruar dhe brenda afatit, duhet të numërohet dhe të përfshihet në rezultatin përfundimtar”, thuhet në njoftim, shkruan Rel, përcjell albinfo.ch.
https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10156336432662000
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













