Kosova
Kosova ende pjesë e Serbisë në librin e gjeografisë të botuar në Prishtinë
“Gabimet eventuale teknike të hartave që janë paraqitur në tekstin Gjeografia 7, janë si pasojë e procesit të bartjes nga versioni kompjuterit në atë të shtypit", thotë autori i librit
Nxënësit e klasës së shtatë të shkollës fillore ‘’Faik Konica’’ në kryeqytet, orën e 5-të në planprogram e kanë gjeografinë.
Njësia mësimore të cilën ata po e zhvillojnë të premten, është shteti i Kosovës, në kuadër të mësimeve për shtetet e Gadishullit Ballkanik, shkruan gazetaexpress.com.
Madje, nxënësit kanë përgatitur paraprakisht këtë njësi, në të cilën Kosova quhet shtet i pavarur.
Mirëpo, në hartat e paraqitura në librin shkollor të Gjeografisë me të cilin mësojnë nxënësit e klasave të shtatë në tërë Kosovën, vendi paraqitet si pjesë e Serbisë.
Në këto harta nuk është paraqitur kufiri dhe emri i Kosovës.
Edhe nxënësit nuk arritën ta gjejnë Kosovën në hartat e botuara në librat e tyre të shkollës.
Prapa kamerës, edhe mësimdhënësja e lëndës pohoi se në disa raste ka gabime të tilla në të njëjtin libër.
E se ka një paraqitje të tillë në të cilat nuk figuron Kosova në këtë libër, e pranon edhe njëri nga autorët e librit, gjeografi Qerim Kastrati.
Kastrati në një përgjigje me shkrim për televizionin T7 ka thënë se gabimet në harta janë vetëm teknike.
“Gabimet eventuale teknike të hartave që janë paraqitur në tekstin Gjeografia 7, janë si pasojë e procesit të bartjes nga versioni kompjuterit në atë të shtypit. Gabimet janë në faqe 19. Harta e relievit të Evropës, tek e cila edhe nuk vërehen mirë kufijtë, faqe 27. Kudo që është paraqitur e folur për Republikën e Kosovës dhe tek harta e Evropës, kemi treguar seriozitetin tonë në aspektin profesional e didaktik”, ka thënë Qerim Kastrarti, autor.
Ky botim i librit është në grupin e botimeve të reja. Ato, pas një viti prej botimit i nënshtrohen rishikimit.
Fatmir Bytyqi, anëtar i Këshillit të Ekspertëve të Programeve të Teksteve Shkollore, ka thënë për T7 se pasi identifikohet ndonjë gabim në tekste shkollore, shtëpive botuese u kërkohet të ndryshojnë këto gabime.
Ankesa për gabimet të cilat janë në librat shkollorë në Kosovë, ka pasur vazhdimisht.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri








