Kosova
As Albin Kurti nuk do ta largojë taksën sipas Associated Press
Agjencia e lajmeve The Associated Press ka shkruar një artikull për vendimin për taksën ndaj produkteve serbe dhe boshnjake në një vjetorin e vendosjes nga qeveria “Haradinaj”.
Në artikull vihet në dilemë heqja e taksës nga Albin Kurti, i cili ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovës dhe është pretendentë për ta udhëhequr ekzekutivin kosovar, përcjellë albinfo.ch
Në këtë shkrim kujtohet një deklaratë e Kurtit se vendosja e taksës 100% tregon se vendi ka sovranitet dhe subjektivitet të plotë ndërkombëtarë.
Sipas AP-së si pasojë e taksës 100% asnjë produkt nga Serbia dhe Bosnja nuk po shihet në dyqanet e Kosovës.
Naim Krasniqi, një pronar i dyqaneve të vogla në Kosovë, thotë se tarifa 100% e vendosur një vit më parë nga qeveria është e drejtë pasi Serbia po bllokon të gjitha mallrat nga Kosova.
“Ne mund të jetojmë pa to”, thotë Krasniqi për mallrat serbe, të cilat në dyqanet kosovare tani zëvendësohen kryesisht nga importet nga Kroacia, Maqedonia e Veriut apo Bullgaria.
E-Diaspora
-
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj Mbrëmje me kulturë shqiptare, valle tradicionale dhe muzikë më 21 nëntor, ndërsa në mesin e të... -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së










