Kosova
Qeset e plastikës një ndër faktoret kryesor të ndotjes së ambientit në Kosovë
Qeset e plastikës mund të qëndrojnë deri në 1000 vjet në ambient, por duke parë se ato janë vështirë të riciklueshme, në Kosovë ndotja më e madhe po bëhet pikërisht prej tyre dhe pavarësisht kësaj, mungon vullneti politik, por edhe i bizneseve që të parandalojnë një gjë të tillë.
Kështu u tha sot në tryezën me temën “Si t’i zëvendësojmë qeset e plastikës pa u dëmtuar bizneset”.Nazmi Pllana, drejtor ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Përkrahje të Biznesit, tha se nuk duan të dëmtojnë bizneset, por të shohin mundësi të zëvendësimit të qeseve nga plastikës në atë të letrës.
Ndërsa Luan Hasanaj nga Let’s Do It Kosova tha se problemi i ndotjes është shumë i madh dhe shqetësues për Kosovën, pasi nuk ka vullnet politik dhe as të bizneseve për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Bizneset sipas tij janë akterët kryesorë që do të ndryshonin një gjë të tillë, që vetëdija të rritet.
Krahas kësaj, kryetari i Bordit të Rrjetit për Shitësit me Pakicë, Besnik Sylejmani tha se nuk ka kontroll të marrjes së qeseve nga konsumatorët, për shkak se ato nuk jepen me pagesë.
Ai u zotua se janë të gatshëm të diskutojnë për këtë çështje dhe për mbrojtjen e ambientit.Derisa është biseduar për parandalimin e ndotjes, dhe zëvendësimin e qeseve të plastikës, këshilltari i ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Visar Berisha ka theksuar se në vitin 2013 kanë hartuar një udhëzim administrativ, por që i njëjti nuk ka gjetur zbatim.
Ndryshe, Kosova është vendi i vetëm në rajon që i jep qeset e plastikës pa pagesë. Vetëm 1 për qind e qeseve plastike janë të reciklueshme në mbarë botën, në anën tjetër, kostot e riciklimit janë shumë më të larta se ato të prodhimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










